Liga e Kampionëve fillon me kryendeshjen PSG – United

20 tetor 2020 | 11:15

Me tetë ndeshjet e para të fazës së grupeve fillon sonte (e martë) edicioni i ri i Ligës së Kampionëve. Do të ketë përballje interesante, por kryesorja zhvillohet në Francë në mes të Paris Saint-Germainit dhe Manchester Unitedit.

Liga e Kampionëve për edicionin 2020/2021 fillon sonte (e martë) me tetë ndeshjet e para të fazës së grupeve. Vëmendja do të jetë në ndeshjen kryesore që zhvillohet në Paris të Francës në mes të nënkampiones së Evropës, Paris Saint-Germainit dhe Manchester Unitedit.

Në këtë përballje do të shohim lojtarë të tillë si Neymar dhe Mbappe të luajnë kundër Fernandesit dhe Pogbas.  Kampionët e Francës në këtë ndeshje hyjnë pas fitores 4-0 ndaj Nimes Olympique në Ligën 1. Ndërsa nën anën tjetër e mposhti, po me rezultat bindës Newcastle United (4-1).

Paris Saint-Germain për këtë ndeshje ka probleme me shumë lëndime. Leandro Paredes, Mauro Icardi, Thilo Kehrer dhe Juan Bernat mungojnë për shkak të lëndimeve, kurse në dyshim janë Marquinho, Julian Draxler dhe Marco Verratti. Mbrojtësi Colin Dagba ishte pozitiv për koronavirus dhe, nëse del negativ në testin e dytë, do të jetë i gatshëm, kurse Danilo Pereira është në vetizolim. Edhe trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, do të jetë pa qendërmbrojtësit Phil Jones dhe Axel Tuanzebe, pas ata janë të lënduar.

Në Grupin H do të përballen edhe Leipzig me Basaksehirin. Një ndeshje e fortë do të zhvillohet në Angli, e vlefshme për Grupin D. Chelsea  e Frank Lampardit e pret skuadrën e Sevillas, e cila e ka fituar Ligën e Evropës në edicionin e kaluar. Ndërsa në Romë, Lazio e shqiptarëve e pret Borussia Dortmundin.

Grupi E

21:00 Chelsea – Sevilla
21:00 Rennes – Krasnodar

Grupi F

18:55 Zenit – Club Brugge
21:00 Lazio – Borussia Dortmund

Grupi G

18:55 Dynamo Kyiv – Juventus
21:00 Barcelona – Ferencvaros

Grupi H

21:00 Paris Saint – Germain – Manchester U.
21:00 Leipzig – I.Basaksehir

 

(V.Z / Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk kanë qenë të pakta rastet kur një pjesë e…