Liga e Kampionëve mbetet një mallkim për Juventusin, Ronaldo drejt largimit 

10 mars 2021 | 17:15

Liga e Kampionëve mbetet një mallkim për Juventusin, nuk ka asnjë efekt as kura Cristiano Ronaldo. Ylli portugez u transferua në Torino me një qëllim të qartë, të fitonte kupën me “veshë të mëdhenj”, atë që dinte të bënte më mirë, por për të tretin vit radhazi “Zonja e Vjetër” largohet e dëshpëruar.

Fillimisht Ajax në fazën çerekfinale, më pas Lyoni dhe Porto në 1/8, tre eliminime të turpshme që vendosin në pikëpyetje të madhe projektin e bardhezinjve.

I pari që mund të largohet në fund të sezonit është pikërisht Ronaldo, pasi pa paratë e Ligës së Kampionëve është e vështirë të përballosh një pagë prej 31 milionë eurosh në sezon, aq më tepër që edhe në Serinë A nuk janë më favorit për të fituar.

As vetë Ronaldo nuk do t’i pëlqente të kalonte edhe një tjetër vit, të katërtin, në një klub që nuk e plotëson egon e tij për të fituar edhe një herë garën më të fortë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 18 mars fillon testimi i inteligjencës dhe njohurive të…