Liga e Kampionëve me superpërballje, PSG – Bayern dhe Liverpool – Real
07 nëntor 2022
| 12:22
Shorti i 1/16-të të Ligës së Kampionëve ka sjellë përballje mes skuadrave gjigante të Evropës.
Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës ka përcaktuar dy përballje të zjarrta mes PSG-së dhe Bayern Munchen dhe Liverpoolit dhe Real Madridit.
Ndeshja e parë e raundit të 1/16 do të luhen më 14/15 dhe 21/22 shkurt 2023, kurse ndeshjet e kthimit 7/8 dhe 14/15 mars 2023, raporton “Epoka e re”.
Shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet mbahet më 17 mars 2023, kurse ndeshja e parë çerekfinalet: 11/12 prill 2023. Ndeshja e kthimit çerekfinale: 18/19 prill 2023
Ndeshja e parë gjysmëfinale zhvillohen më 9/10 maj, kurse ato të kthimit më 16/17 maj. Finalja: 10 qershor 2023 në stadiumin Ataturk në Stamboll (Turqi).
Çiftet e 1/16:
RB Leipzig vs. Man City
Club Bruges vs. Benfica
Liverpool vs. Real Madrid
AC Milan vs. Tottenham
Dortmund vs. Chelsea
Inter vs. Porto
PSG vs. Bayern Munich