Liga e Kampionëve rikthehet me dy superpërballje

18 shtator 2018 | 11:16

Pas 115 ditësh nga triumfi i fundit, i treti radhazi për Real Madridin, rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve, me rrugëtimin në fazën e grupeve.

Ashtu si gjithmonë, 32 skuadra do të sfidohen për ta ngritur trofeun më të rëndësishëm të futbollit evropian. Dy të parat e tetë grupeve do të avancojnë në fazën e eliminimit të drejtpërdrejtë, me përballje vajtje-ardhje për 1/8-tat, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet, teksa finalja e madhe do të vendoset në “Estadio Wanda Metropolitano” të Madridit, shtëpia e Atleticos.

Por, cila është risia e edicionit 2018-2019? Për të parën herë ndeshjet e grupeve do të ndahen në orare të ndryshme me të paktën dy ndeshje në orën 18:55. Do të jetë radha edhe e tri skuadrave debutuese të zbresin në skenën e Ligës së Kampionëve: Young Boys, Hoffenheim dhe Crvena Zvezda, që tashmë çojnë në 140 numrin e skuadrave pjesëmarrëse në fazën e grupeve në historinë e kompeticionit. Sonte zhvillohen dy superndeshje. Në Angli Liverpooli e pret skuadrën e Paris Saint Germainit nga ora 21:00, ndërsa në orën 18:55 Interi e pret skuadrën e Tottenham Hotspurit.

Grupi A

21:00 Club Brugge – Borussia Dortmund
21:00 Monaco – Atletico Madrid

Grupi B

18:55 Barcelona – PSV Eindhoven
18:55 Inter – Tottenham Hotspur

Grupi C

21:00 Crvena Zvezda – Napoli
21:00 Liverpool – Paris Saint Germain

Grupi D

21:00 Galatasaray – Lokomotiv M.
21:00 Schalke – Porto

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) javë më herët ka ndërmarrë…