Liga e Kampionëve: Sevilla – United, Shakhtar – Roma

21 shkurt 2018 | 11:25

Fitueset e vitit 2016 dhe vitit 2017 në Evropa Ligë, Sevilla dhe Manchester United, do të përballen sonte (e mërkurë) në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Manchester Unitedi në ndeshjen e fundit në kuadër të FA Cup ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Huddersfieldit, kurse dy golat në atë ndeshje i ka realizuar Romelu Lukaku. Kjo skuadër në Ligën e Kampionëve është kualifikuar si fituese e Ligës së Evropës, kurse në fazën e grupeve doli e para duke e lënë pas Bazelin, CSKA Moskën dhe Benfikën. Francezi Anthony Martial këtë fazë e përfundoi me tre gola të shënuar.

Në anën tjetër, Sevilla e Vincenzo Montellës përfundoi e dyta në Grupin E, pas Liverpoolit dhe para Spartak Moskës dhe Mariborit. Sevilla luajti dy herë baras me Liverpoolin 2-2 dhe 3-3, kurse në La Liga aktualisht pozicionohet në vendin e pestë. Ndeshjen e fundit në ligë kjo skuadër e fitoi ndaj Las Palmasit (1-2). Mbrojtësi Simon Kjaer është i lënduar për këtë ndeshje, kurse në dyshim janë edhe Nolito dhe Sebastian Corchia. Pritet të mungojnë edhe Joaquin Correa dhe Ever Benega. Ndërsa Alexis Sanchezi do të jetë në dispozicion që ta bëjë debutimin në Ligën e Kampionëve për Unitedin. Kiliani në kohën kur ishte pjesë e Barcelonës i ka fituar pesë përballjet ndaj Sevillas. Mungesat e Unitedit për këtë ndeshje do të janë Marcos Rojo, Phil Jones, Marouane Fellaini dhe Zlatan Ibrahimoviq, por të gatshëm do të jenë Marcus Rashford dhe Ander Herrera.

Ndeshja tjetër që zhvillohet të mërkurën është ajo në mes të Shakhtar Donetskut dhe Romës.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora ka bërë një emër të madh në modën…