Liga e Kampionëve, vëmendja në derbin Inter – Arsenal
Xhiro e katërt në garën më të madhe për klube, Ligën e Kampionëve vazhdon edhe sot me nëntë ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.
Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit do të jetë në Giuseppe Meazza, ku do të përballen dy gjigantët evropianë, Inter dhe Arsenal.
Të dyja skuadrat kanë marrë nga shtatë pikë në dy ndeshjet e para dhe pritet një ndeshje spektakolare në Itali.
Duel i zjarrtë pritet edhe në Parc de Princes, me PSG që takohet me Atletico Madridin.
Sfidë shumë interesante do të zhvillohet në Gjermani me Stuttgartin që pret Atalantën, derisa Sparta e Pragës që ka katër futbollistë shqiptarë në radhët e veta pret Brestin. Dy ndeshjet e para që fillojnë nga ora 18:45 janë CLub Brugge – Aston Villa dhe Shakhtar Donetsk – Young Boys Bern.