Liga e Kombeve, kryendeshja Portugali-Spanjë

02 qershor 2022 | 11:20

Një ditë e ngarkuar me ndeshje është ajo e sotmja sa i takon Ligës së Kombeve. Pritet të zhvillohen gjithsejtë dhjetë ndeshje.

Kryendeshja i takon Ligës A dhe Grupit 2, ku takohen rivalët e vjetër Portugalia dhe Spanja. Në të njëjtin grup do të ndeshen edhe Zvicra me Çekinë.

Liga B, Grupi B, vjen me ndeshjen Izrael-Islandë. Grupi i 4 vjen me ndeshjet Serbi-Norvegji dhe Slloveni-Suedi.

Liga C, Grupi Grupi 2, vjen me ndeshjet Qipro – Kosovë dhe Irlandë e Veriut-Greqi.

Grupi 4 nga kjo ligë vjen me ndeshjet Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe Gjeorgji-Gjibraltar.

Liga D, Grupi 2, vjen me ndeshjen Estoni – San Marino.

Edicioni i ri i Ligës së Kombeve ka filluar me ndeshjen e mbrëmshme, ku Polonia ka triumfuar ndaj Uellsit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia botuese “Olymp” ka nxjerr nga botimi librin “UÇK përballë…