Liga e Konferencës, klubet e Kosovës mësojnë kundërshtarët e mundshëm
Tri klubet e Kosovës, Ballkani, Drita dhe Dukagjini që ende janë pjesë e garave evropiane kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm në rrethin e tretë.
Të hënën është bërë tërheqja e shortit për raundin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës. Në raundin e dytë kualifikues, Ballkani do të përballet me Larnen, Drita me Viktoria Plzenin, kurse Dukagjini me Rijekan. Kampionët e Ballkanit nëse e kalojnë Larnen do të përballen me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, kurse nënkampionët e Dritës takohet me fituesin nga ndeshja Gzira United FC (Malta) – F91 Diddeleng (Luksemburg).
Befasia e madhe e kësaj gare, Dukagjini i Klinës nëse kalon në raundin e dytë do të takohet me fituesin nga ndeshja B36 Torshvan (Ishujt Faroe) – Haverford County AFC (Uells).
Ndeshjet e para të këtij raundi do të zhvillohen më 10 gusht, kurse të dytat ose të kthimit më 17 gusht.