Liga e Parë: Rezultatet dhe renditja në Grupin A dhe B pas javës së parë
Në këtë fundjavë ka startuar edhe Liga e Parë e Kosovës në të dyja grupet A dhe B, ku nuk munguan ndeshjet e forta dhe rezultatet befasuese.
Në Grupin A që konsiderohet më i fortë shkaku i klubeve me emër që luajnë, ndeshjen e parë e fitoi Suhareka duke mposhtur Drenicën me rezultat 1-0.
Trepça ’89 ka shënuar fitore ndaj Istogut me rezultat 4-0 si mysafir, ndërsa fitore ka shënuar edhe Trepça që ka mposhtur Rilindjen 1974 me rezultat 3-2.
Pa gola u mbyllën ndeshjet Dinamo – Vëllaznimi dhe Phoenix – Rahoveci.
Sa i përket Grupit B, Flamurtari e nisi me fitore, duke mposhtur Kikën me rezultat 2-0. Ferizaj i Ismet Munishit luajti baras 1-1 ndaj 2 Korrikut si mysafir në ndeshjen hapëse shkruan telegrafi.
Fitore morën edhe Ramiz Sadiku që mposhti Vushtrrinë me rezultat minimal 1-0 dhe Vjosa që fitoi ndaj Vllaznisë së Pozharanit me rezultat 2-0.
Ndeshja mes Ulpianës dhe Prishtina e Re nuk është zhvilluar, pasi vendasit kanë bërë kerkësë për shtyrje të kësaj përballje, pasi kishin shumë lojtarë të helmuar.
Grupi A – rezultatet dhe renditja
Grupi B – rezultatet dhe renditja