Liga e Parë, rezultatet e Grupit B në Ligën e Parë

12 nëntor 2020 | 17:00

Pesë super ndeshje sapo përfunduan në Grupin B të Ligës së Parë, raporton Gazeta Olle.

Ulpiana dhe Flamurtari u ndanë në paqe, pa gola në derbin e javës teksa gabimin e tyre nuk ditën ta shfrytëzonin Vitia të cilët humbën avantazhin që kishin ndaj Ferizajt dhe u deshtë të pajtoheshin me një barazim 1-1.

Kika fitoi 3-1 përballë Vëllaznisë duke kaluar kështu në krye të tabelës, me vetëm një pikë më pak se liderët e Ulpianës teksa fitore të madhe për mbijetesë arritën 2 Korriku të cilët përmbysën avantazhin e hershëm të Ramiz Sadikut, raporton “Olle”. Në takimin tjetër i cili nisi më vonë se të tjerët, KEKu humbi 0-1 nga Dardana në Obiliq dhe tani veç se kanë filluar ta ndjejnë rrezikun e rënies nga liga.

Rezultatet e plota të javës së nëntë:

Ulpiana 0-0 Flamurtari
Vitia 1-1 Ferizaj
Kika 3-1 Vllaznia Pozheran
KEK-u 0-1 Dardana
2 Korriku 3-1 Ramiz Sadiku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
David Alaba, mbrojtësi i majtë i Bayernit të Mynihut, projektohet…