Liga e përbashkët Shqipëri-Kosovë, ja reagimi nga ‘Tifozat Kuq e Zi’

10 shtator 2020 | 22:18

Pas një pune të gjatë dhe intensive, ditën e sotme në Tiranë, u nënshkrua marrëveshja për formimin e ligës së përbashkët në basketboll mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kampionati do të quhet “Liga Unike” dhe në të do marrin pjesë 8 skuadra (4 ekipet më të mira nga secili shtet).

Pas kësaj arritjeje historike, ka reaguar edhe tifo-grupi zyrtar i Kombëtares , “Tifozat Kuq e Zi” të cilët e kanë mirëpritur këtë gjë duke shkruar: “Shqipni Etnike në Ligë Unike. Sot basketbolli, le të vazhdohet me futbollin, volejbollin, tenisin, mundjen, boksin, e sportet e tjera”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë…