Liga Kampionëve sjell përballjen Liverpool – Real

21 shkurt 2023 | 11:18

Rivalet e vjetër në futbollin e evropian, Liverpooli dhe Real Madridi, sonte (e martë) zhvillojnë një tjetër përballje në Ligë e Kampionëve, pas finales 2021-22.

Përballja e radhës mes këtyre dy skuadrave është në “Anfield” në kuadër të ndeshjes së parë në 1/16 e finales. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp u rendit e dyta në Grupin A pas Napolit, ndërsa Reali ishte i pari në Grupin F. Liverpooli është eliminuar vetëm një herë në këtë fazë, në edicionin 2019-2020 nga Atletico Madrid.

“Reds” e nisi keq vitin 2023, por është rikthyer dhe ka fituar dy ndeshjet e fundit në Premierë Ligë kundër Evertonit dhe Newcastel Unitedit. Në anën tjetër edhe Reali nuk pati një nismë të mirë në Ligën e Kampionëve, por arriti të kualifikohet dhe gjithmonë është i rrezikshëm në këtë garë. Mjafton të kujtohen titujt e fituar dhe ecuria në edicionin e kaluar kur mposhti skuadra si PSG-ja dhe Manchester City.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelottit pas fitores në fundjavë ndaj Osasunës arriti triumfin e katërt radhazi. Mungesat e Liverpoolit për këtë ndeshje janë Luis Diaz, Ibrahima Konate, Thiago Alcantara dhe Calvin Ramsay, kurse në dyshim janë Darwin Nunez dhe Arthur.

Në anën tjetër, Aurelien Tchouameni, Toni Kroos dhe Ferland Mendy janë mungesat e Realit. Sonte (e martë) zhvillohet edhe një tjetër ndeshje interesante në mes të Eintracht Frankfurtit dhe Napolit.

Të martën takohen:
21:00 Eintracht Frankfurt – Napoli
21:00 Liverpool – Real Madrid

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Izmi Zeka Ishin vite të largëta ato kur Kosova…