Liga Shqipëri – Kosovë, shpërthejnë mediat serbe
30 gusht 2020
| 16:53
Mediat në serbi sikur janë në panik, pasi tashmë edhe zyrtarisht ka nisur iniciativa për bashkimin e Ligës së basketbollit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
B92, shkruan se tashmë iniciativat zyrtare kanë nisur dhe me 10 shtator do të nënshkruhet marrëveshja.
“Më 10 shtator, do të nënshkruhet një marrëveshje midis Shoqatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB) mbi krijimin e një lige të përbashkët të basketbolli, e cila do të organizohet për herë të parë në 2020/21. Kjo ligë e përbashkët do të ketë tetë klube”, shkruan B92 duke dhënë më pas disa detaje.