Ligën Unike fillon më 6 prill

02 prill 2021 | 13:30

Garat në Ligën Unike do të fillojnë më 6 prill. Lajmin e ka bërë të ditur Ilir Trebicka, kryetar i Bordit të Ligës Unike. Sipas tij, gara do të zhvillohet në format të ‘Final 8’ me sistem eliminimi.

“Kam kënaqësinë të ju njoftoj që pas një periudhe të gjatë kohore që nga nënshkrimi i marrëveshjes për inicimin e ligës së përbashkët Shqipëri-Kosovë në basketboll Liga Unike, garat do të fillojnë me datën 6 prill 2021. Gara do të zhvillohet në format të ‘Final 8’ me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec me datë 6 dhe 7 prill 2021, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës Unike do të zhvillohen me datat 13-14 prill në Durrës”, ka thënë Trebicka.

“Çiftet e ndeshjeve të para do të dihen sot pas hedhjes së shortit. Për shkak të gjendjes me Covid-19, hedhja e shortit do të bëhet në ambientet e Ligës Unike. Për mua, stafin e Ligës UNIKE dhe stafin e Federatave Nacionale është nder dhe privilegj i veçantë jetësimi i ligës së përbashkët Shqipëri-Kosovë. Uroj që kjo garë të ketë fillim të mbarë dhe të përçojë mesazh unifikues në të gjithë spektrin sportdashës në Shqipëri dhe Kosovë”, ka shtuar Trebicka.

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në Qendrën Kryesore…