![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/09/xhamia.jpg)
Ligjërata e të premtes në xhami iu dedikua unitetit kur rrezikohet shteti
29 shtator 2023
| 16:07
Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur që nëpër xhamitë e Kosovës hytbja (ligjërata) e xhumasë së sotme t’i dedikohet unitetit kur rrezikohet shteti
Ky vendim i BIK-ut vjen pas sulmit terrorist të të dielës nga ana e grupeve kriminale serbe në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës.
Këtë të premte, nëpër xhami është bërë apel për unitet, kujdes me informata dhe respektim të institucioneve.