Ligjëruesi nga Kosova në Universitetin e Vjenës i bashkohet PDK-së
Profesori nga Kosovë në Universitetin e Vjenës, Ilir Hajdini, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, nëpërmjet një videoje të publikuar në “Facebook”, ka thënë se vendimi i Ilirit për ta vënë në shërbim të atdheut ekspertizën dhe eksperiencën e krijuar në perëndim është një model që ftoj ta ndjekin edhe të rinjtë e tjerë të kualifikuar nga diaspora.
“Me prurje të reja si Ilir Hajdini në PDK, unë jam akoma më i sigurt për suksesin e luftës sime kundër korrupsionit dhe sfidës së krijimit të mundësive të reja për rininë tonë. Vendimi i Ilirit për ta vënë në shërbim të atdheut ekspertizën dhe eksperiencën e krijuar në perëndim është një model që ftoj ta ndjekin edhe të rinjtë e tjerë të kualifikuar nga diaspora. Si kryeministër në qeverinë e ardhshme do u jap hapësirë maksimale të rinjve premtues, të kualifikuar dhe energjikë, që të ndërtojnë një të ardhme të ndritur për Kosovën”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/672910026539405/