Ligji i energjisë magnetike
Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan
Fizika dhe kimia simetrike, udhëtim drejt universit (8)
Në rrethana të caktuara energjia e fushës magnetike të një magneti rritet kur vihet në kontakt me materiale feromagnetike, kurse një pjesë e kësaj energjie transformohet në energjinë e fushës antimagnetike.
Argument i pakontestueshëm
Krijimi i fushës magnetike të tokës nga fenomeni i tornados elektromagnetike tashmë është shpjeguar (“Epoka e re”, 2019). Po ashtu është argumentuar se në momentin kur mbi polet magnetike të tokës është krijuar shtresa e materialeve feromagnetike, kjo ka ndikuar në rritjen e energjisë së fushës magnetike brenda poleve magnetike të tokës, e cila fushë magnetike transformohet në fushën antimagnetike simetrike, e cila për dallim nga fusha magnetike që buron nga polet magnetike, fusha antimagnetike buron nga pjesa anësore e magnetit të tokës. Këtu duhet shtuar se të dyja këto energji të të dyja këtyre fushave shndërrohen në punë. Kjo punë shpenzohet për mbrojtjen e tokës nga goditjet e ndryshme.
Puna e energjisë së fushave magnetike dhe antimagnetike të tokës
Shumë kërkime, për mos të thënë të gjithat, gjithandej në glob janë orientuar në gjetjen e kësaj pune diku në univers. Por, e vërteta është se kjo punë buron nga përfundi këmbëve tona, kalon nëpër duart tona, ngritët në kokat tona, e shohin e nuk e vërejnë.
Prandaj, bazuar në rezultatet e pa kontestueshme eksperimentale të eksperimentit numër dy të botuar në “Epoka e re” 2019, mund të thuhet se emërues i përbashkët i rritjes së kësaj energjie të fushave brenda këtij sistemi është vetërigjenerimi i fushave të magnetit. Kjo mbase mund të tingëllojë si formulim heretik, pasi që vetërigjenerimi për shkencat e natyrës është një mollë e ndaluar. Mirëpo, këtë ndalesë e ka vendosur jo natyra po njeriu. Ndalesa ka ardhur si pasojë e njohjes gjysmake të fenomeneve të natyrës, mundet edhe nga një konsultim i mangët me natyrën apo nga të kuptuarit e ngushtë të natyrës. Sepse, natyra, me një gjuhë tjetër, po i tregon shkencës se vetërigjernerimi ekziston.
Origjina e rigjenerimit të fushës magnetike
Pasi fusha magnetike buron kryesisht nga materialet feromagnetike, të cilat përbëhen nga atomet, kurse atomet përbëhen nga protonet, neutronet dhe elektronet. Duke u bazuar në argumentin eksperimental se rritja e energjisë së fushave magnetike dhe antimagnetike brenda një sistemi të izoluar është tregues i qartë i vetërigjenerimit të fushës magnetike. Këtë vetërigjenerim e shkakton prezenca e materialeve feromagnetike mbi polet e magnetit. Kurse pasi të gjitha elementet e sistemit periodik duke përfshi edhe materialet feromagnetike përbëhen nga atomet, atëherë themi se zgjidhja e këtij problemi orientohet nga struktura e atomit. Kurse në aspektin shkencorë kjo troket në dyert e strukturës së atomit, një strukturë tejet e pakompletuar në kuptimin shkencor, pa marrë parasysh shumë rezultateve që mendohet se janë arritur në këtë drejtim.
Prandaj edhe vetërigjenerimi i fushës magnetike e ka origjinën nga atomet e këtyre elementeve feromagnetike. Kështu që në aspektin shkencor rigjenerimi i fushës magnetike do të thotë rigjenerim i atomeve të materialeve feromagnetike, por pasi atomet përbëhen nga protonet, elektronet dhe neutronet kjo nënkupton se kemi një vetërigjenerim të protoneve, neutroneve dhe elektroneve te këto materiale.
Edhe pse vetërigjenerimi është i pakontestueshëm, jo gjithherë atomet e njëjta kthehen në vetërigjeneratorë. Në këtë mënyrë themi se atomet e materialeve feromagnetike siç janë: hekuri (Fe), nikeli (Ni) dhe kobalti (Co) në kondita të caktuara kanë aftësi vetërigjenerimi.
Prandaj prapë se prapë themi se vetërigjenerimi i të gjitha llojeve të atomeve, duke përfshi edhe atomet e lartë përmendura është në kundërshtim me ligjet e fizikës dhe ligjet e kimisë. Këto dy shtylla të shkencës duke mos përjashtuar edhe lëmi të tjera shkencore i njohin këto atome të parigjenerueshme, pa marrë parasysh gjendjen e tyre. Andaj këto atome të materialeve feromagnetike për shkencën e tanishme, mendohet se njihen shumë mirë, sepse pretendohet se tregohet saktë se sa është numri i protoneve, elektroneve dhe neutroneve brenda një atomi.
Kuptohet se këto të dhëna janë të njohura për shkencën mbi numrin e protoneve, elektroneve dhe neutroneve brenda materialeve feromagnetike.
Madje sipas shkencës ky numër i protoneve, elektroneve dhe neutroneve te këto elemente mbetet i pa ndryshuar pa marrë parasysh nëpër cilat kondita kalojnë këto atome.
Kjo kuptohet farë thjeshtë mjafton që ta shohim strukturën e atomit të cilën e njeh shkenca sot dhe rezultatin e kemi të gatshëm. Sepse struktura e atomit e cila njihet shkencërisht nuk ka ndonjë formë brenda atomit që do ta lejon një vetërigjenerim të këtyre grimcave elementare. Përkatësisht qoftë protonet, elektronet apo neutronet sipas shkencës nuk kanë në brendësi të tyre një mekanizëm që do t’i transformonte në vetrigjenerator të grimcave të njëjta.
Vetërigjenerimit ia mbyllë rrugën edhe prezenca e kuarkeve në brendi të protoneve, elektroneve dhe neutroneve, të cilave ju mungon një mekanizëm që do ta argumentonte mënyrën e ngarkimit të këtyre grimcave qoftë me ngarkesa pozitive siç është protoni apo ngarkesa negative siç është elektroni.
Por ndryshe nga shkenca e tanishme e cila atomin e njeh si një grimcë e cila nuk ka mundësi të shndërrohet në një grimcë vetërigjeneruese, unë si zbulues i fushës antimagnetike dhe fushës antielektrostatike pjesërisht ne botimet e vitit 2016 dhe më gjerësisht në botimet e vitit 2019 në “Epoka e re”, për të qenë këto grimca funksionale dhe të kenë një lidhshmëri me natyrën kam sjell ndryshime në strukturën e brendshme të atomit.
Në këto botime janë bazat e një strukture të re të atomit, e cila nuk i përjashton edhe disa mikrogrimca që shkaktojnë fenomene në strukturën e brendshme të protoneve, elektroneve dhe neutroneve. Në këtë mënyrë e paraqesim një shkëputje nga këto botime të 2019 në “Epoka e re” mbi strukturën e atomit, theksohet shumë saktë se: a) Protoni është një grimcë e ngarkuar me elektricitet pozitiv dhe përbëhet zakonisht nga dy kuarke (quarks) lart (up) dhe një kuarki (quarks) poshtë (down). (2/3u) lart (up), (2/3u) lart (up) dhe (-1/3d) poshtë (down) kurse b) Elektroni është një grimcë e ngarkuar me elektricitet negativ dhe për dallim nga protoni elektroni përbëhet zakonisht nga dy kuarke negative (quarks) poshtë (down) dhe një kuarki pozitiv (quarks) lart (up). (-2/3d) poshtë (down), (-2/3d) poshtë (down) dhe (-1/3d) lart (up) dhe e treta c) Neutroni është një grimcë elementare pa ngarkese elektrike.
Përbëhet nga tri kuarke një kuarki pozitiv (2/3u) (up) dhe dy kuarke negative (-1/3d) dhe (-1/3d).
Këto kuarke njihen edhe nga fizika e tanishme, por asnjëherë nuk e zgjedhin problemin me të cilin ne ballafaqohemi, sepse shkenca i konsideron këto kuarke sikur statike. Fjala statike në këtë rast ka domethënien se kuarkeve ju mungon një motor që i vënë në lëvizje për ta argumentuar ngarkesën elektrike të tyre.
Problemi kryesor është se nuk është sqaruar asnjëherë se cila është ajo forcë lëvizëse që e bën ngarkimin e protoneve dhe elektroneve brenda atomit me ngarkesa të tilla pozitive dhe negative. Kështu që kuarket nuk kanë asnjë logjikë shkencore nëse janë statike. Pastaj asnjëherë nuk është qartësuar se pse elektroni nuk përplaset me bërthamën e atomit, pasi fizika e njeh vetëm forcat tërheqëse brenda tyre por jo edhe forcat shtytëse, por asnjëherë nuk është sqaruar se pse neutroni rrinë më afër protonit se elektronit.
Gjithashtu dihet se masa e elektronit është afërsisht rreth 1835 herë më e vogël se e protonit dhe neutronit, kurse ngarkesa elektrike është e njëjtë.
Kjo formë e ngarkesës nuk përputhet së pari me natyrën, sepse po ta krahasojmë me se cilin do trup që rrotullohet rreth diellit, shihet se energjia e fushës magnetike është më e vogël se sa energjia e fushës magnetike të diellit. Por edhe masat e tyre janë më të vogla. E gjithë kjo kishte të bënte me gjendjen e protoneve, elektroneve dhe neutroneve në gjendje të lirë, por nuk përjashtohet edhe mundësia që ky nivel i ngarkesave përmes një shkaku të veçantë të arrihet i njëjti nivel i ngarkesave elektrike te protonet dhe elektronet. Por për këtë duhet kuptuar edhe më tej brendësinë e tyre. Prandaj një forcë tërheqëse në mes këtyre grimcave pa një forcë shtytëse nuk i japë një kuptim të qartë, se si mbahet stabiliteti i atomit pasi kjo forcë tërheqëse atomin do ta kthente në një grimcë inegzistente ashtu sikur mendohet sot. (VIJON)