Ligji i pagave, infermierët protestojnë më 1 mars

21 shkurt 2022 | 11:55

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka bërë me dije se do të organizojë protestë më 1 mars para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Sipas kësaj sindikate, protesta do të mbahet për ta kundërshtuar koeficientet e paraparë për infermierët në Ligjin e pagave.

Kjo protestë është duke u mbështetur edhe nga Oda e Infermierëve të Kosovës, Shoqata e Infermierëve të Urologjisë së Kosovës, Shoqata e Instrumentareve të Kosovës dhe Shoqata e Infermierëve të Psikiatrisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Kylian Mbappe ende nuk është përcaktuar për të ardhmen…