Ligji për pagat, nesër mblidhen Këshillat e SBAShK-ut, FSShK-së dhe SPK-së
Në takimin e së martës krerëve të tri sindikatave SBAShK-ut, FSShK-së dhe e Policisë së Kosovës, pas konsultimeve të brendshme është marrë vendim që punonjësit e këtyre dikastereve, të presin implementimin e Ligjit për pagat gjegjësisht marrjen e pagave me ligjin e ri i cili ka hyrë në fuqi me 01.12.2019.
Të tri Këshillat Drejtues nesër do të mblidhen dhe do të diskutojnë situatën aktuale, nëse pagat nuk merren me Ligjin e ri për pagat, se cilat do të jenë veprimet sindikale.
“Lusim palët e interesit që mos të bëjnë presion mediatik në Gjykatën Kushtetuese e njëherë shfrytëzojmë rastin ta ftojmë gjithë spektrin politik që të gjejnë zgjidhje që punëtorët në fund të këtij viti t’i marrin pagat ashtu si është pritur”, është thënë në njoftimin e tri sindikatave.