Ligji i ri për dy nënshtetësinë në Gjermani, hiqet një pengesë ligjore për futbollistët
09 maj 2024
| 17:29
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, përmes një postimi në Instagram ka bërë me dije se Ligji i ri i shumëpritur për dy nënshtetësinë në Gjermani do të hyjë në fuqi më 27 qershor.
Ai ka thënë se ky ligj ua mundëson futbollistëve nga Kosova që ta përfaqësojnë shtetin e tyre të prejardhjes – Republikën e Kosovës.
“Jam i lumtur që kjo pengesë ligjore tashme u hoq nga shteti mik gjerman dhe sigurisht që të gjithë futbollistët tanë tashmë e kanë mundësinë ta mbajnë pasaportën gjermane, por edhe të kenë pasaportën e dytë të Republikës së Kosovës. Falënderojë përfaqësuesin tonë dhe të gjithë ata që kontribuuan për Kombëtaren e Kosovës”, ka shkruar presidenti Ademi.