Ligji i ri për tatimin në pronë, Ibrahimi thotë se do të ketë efekt të jashtëzakonshëm në ngritjen enorme të tij

06 tetor 2024 | 16:39

Ligji i ri për tatimin në pronë, i miratuar vitin e kaluar do të ketë efekt jashtëzakonisht të madh në ngritjen enorme të tatimit në pronë për Prona Komerciale.

 

Në tabelë vërehet diferenca e jashtëzakonshme në mes vlerës së faturës e cila iu është dërguar këtë vit dhe vlera minimale e faturës e cila do i shkoj personave të cilët posedojnë Prona Komerciale vitin e ardhshëm.

“Po e them e kemi kalkuar vlerën minimale të faturës së tatimit në pronë për shkak që norma tatimore mund të rritet edhe më shumë dhe si pasojë mund ta rris edhe faturën e tatimit në pronë. Siç jeni në dijeni, Kryetarët e Komunave dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës e kanë kundërshtuar këtë ligj sepse kanë marrë parasysh ngritjen enorme të faturave të tatimit në pronë, ngritje kjo e cila është bërë nga Ministria e Financave përmes ri-vlerësimit të pronës dhe pa asnjë konsultë me komuna. Kjo do ketë pasoja në biznese sepse me normën minimale të tatimit në pronë mund të ngrihet më shumë se 200% apo të dyfishohen faturat për biznese dhe nëse kjo normë do jetë më e madhe, që e lejon ligji, atëherë faturat mund edhe të ngrihen për 300% apo trefishohen por mund edhe të katërshifrohen.  Kjo do të jetë një barrë e madhe për bizneset tona dhe mund të ketë ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik”, tha drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon edhe një herë nga niveli qendror të filloj me amendamentimin e këtij ligji në mënyrë që projekt-ligji i Ri të diskutohet me komuna në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mirlind Daku ndihmoi me gol Rubin Kazan, në fitoren 2-0…