Ligji për Festat Zyrtare, sot në rend dite në Kuvend

04 prill 2022 | 08:23

Kuvendi i Kosovës do të mbajë mbledhje nga ora 11:00, ku në rendin e ditës do të jetë edhe caktimi i datës së seancës së re plenare.

Këto janë pikat e rendit të ditës janë:Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale.

Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokën bujqësore

Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikateVotimi në parim i Projektligjit për Ushqim

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L-118

Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb

Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave nga radhët e komunitetit shqiptar dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës…