Ligji për gjuhën shqipe do të zbatohet në përpikëri
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xheferi, ka mirëpritur miratimin e Projektligjit për gjuhën shqipe në këtë shtet.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se një hap i tillë është i rëndësishëm për përmbushjen e të drejtave legjitime të shqiptarëve të Maqedonisë.
Kryeparlamentari Xhaferi është zotuar se ky projektligj do të zbatohet në përpikëri.
Ai ka treguar se projektligji për gjuhën shqipe parasheh edhe normat ndëshkuese për moszbatimin eventual të tij.
Xhaferi ka pohuar se jo vetëm kjo qeveri, por edhe qeveritë e mëhershme e kanë kuptuar se sa më seriozisht që merren me të drejtat e shqiptarëve, Maqedonia do të ketë marrëdhënie të relaksuara ndëretnike, stabilitet politik të brendshëm dhe integrim në iniciativat euroatlantike.
Ai ka theksuar se Maqedoninë e presin edhe shumë tema të tjera, njëra ndër to edhe ajo për gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit për anëtarësim në NATO