Ligji për kryeqytetin mbetet në sirtar, Rama e Tahiri kërkojnë implementimin e tij
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar implementim sa më të shpejtë të Ligjit për Kryeqytetin, ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, hedhin kritika për vonesa.
Këmbënguljen për këtë Ligj, autoritetet komunale e bazojnë në problemet që po ndodhin në veri, në mënyrë që Policia e Kryeqytetit të koncentrohet vetëm në Prishtinë.
I pari i kryeqytetit, ka thënë se në kohën aktuale është më së i nevojshëm implementimi, pasi Policia e Kryeqytetit do të merrej me problemet në Prishtinë.
Rama për Ekonomia Online ka thënë se në rastin e sulmit në veri, i gjithë fokusi ka qenë në atje dhe se Prishtina ka mbetur “dytësore”.
Kritika për mosimplementim të Ligjit për Kryeqytetin kanë edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët në kohën sa qeverisnin me vendin, u votua ky Ligj.
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Ligji për Kryeqytetin çdo herë ka qenë në sirtarët e Qeverisë, deri sa në krye të ekzekutivit ka ardhur Ramush Haradinaj.
“Ligji për Kryeqytet ka qenë në arkiva në folderë të qeverive të kaluara ka qenë Qeveria Haradinaj ajo që e ka miratu t’a jep rendin edhe vendin që e ka një kryeqytet ajo që mund të them se Ligji për Kryeqytet prej miratimit të vet ende nuk e ka marrë formën e vet ashtu si është ne funksion Parlamenti respektivisht Kuvendi i kryeqytetit duhet ta marr një mandat të vetin kur ja kemi dhënë financat na kemi mëndu që ta ngritin edhe nivelin e shërbimeve por edhe nivelin e përgjegjësisë sot ende vazhdon ai ligj që të jetë në letër”, thotë Tahiri.