Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve do të procedohet për miratim në qeveri

10 shkurt 2021 | 11:17

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve shumë shpejt do të procedohet për miratim në Qeverinë e Kosovës.

“I lumtur që Draft-rregullorja për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit shumë shpejt do të procedohet për miratim në qeveri. Kjo është edhe një prej mjeteve të shumta për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë nëpër institucione” ka shkruar Selimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sipas Selimit ky ligj do të mundësojë raportimin e çdo parregullsie apo shkeljeje për të cilën vihen zyrtarët në dijeni gjatë ushtrimit të detyrës.

“Por, Ligji si i vetëm nuk mund të përcaktojë të gjitha çështjet procedurale dhe teknike. Risitë e këtij ligji do të mund të vihen në zbatim me miratimin e Rregullores për pranimin dhe trajtimin e rasteve të Sinjalizimit, miratimi i së cilës avancon sundimin e ligjit, përafron legjislacionin vendor me atë të BE-së dhe kompleton infrastrukturën ligjore në trajtimin e rasteve të sinjalizimit” ka shkruar Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova pritet që gjatë këtij muaji të furnizohet me vaksinat…