Ligji për pagat dërgohet në Kushtetuese
Avokati i Popullit të premten e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për pagat. Avokati i Popullit këtë e ka bërë pasi ka shqyrtuar dhjetëra ankesa të palëve të ndryshme që i ishin drejtuar këtij institucioni me kërkesën që këtë Ligj ta dërgonte në Kushtetuese.
Me Ligjin për paga vlera e koeficientit të pagës në sektorin publik është caktuar të jetë 105 eurosh. Ky ligj ka hyrë në fuqi nga data 5 shkurt e këtij viti.
Ankesa tek Institucioni i Avokatit të Popullit kishin deponuar Këshilli Prokurorial i Kosovës, auditorë të brendshëm, zyrtarë komunalë të arsimit të Komunës së Prizrenit, Shoqata sindikale e shërbimit sprovues të Kosovës, Instituti Kosovar i Drejtësisë, infermierët, mjekët që punojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, laborantë të lartë mjekësorë, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, Sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Qendra për pajisje të dokumenteve, Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ekspertët në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe institucionet e grupe të tjera.