LIGJI PËR PAGAT DUHET TË DEKRETOHET

15 shkurt 2019 | 08:47

Ministri i Administratës Publike (MAP), Mahir Jagxhillar, ka bërë me dije se në Ligjin për pagat të gjithë sektorët janë trajtuar barabartë duke u bazuar në specifikat e vendit të punës, përgatitjes profesionale si dhe sipas parimit paga e njëjtë për punë të njëjtë. 

Ai ka thënë se nuk ka ligj të përkryer, prandaj edhe Ligji për pagat mund të plotësohet ose ndryshohet. 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Jagxhillar ka vlerësuar se Ligji për pagat duhet të dekretohet nga presidenti pasi, sipas tij, ky ligj krijon disiplinë dhe stabilitet financiar. 

Ministri Jagxhillar ka theksuar se me këtë ligj pagat më nuk do të përcaktohen me vendime të ndryshme nga institucionet si dhe rritja e pagave më nuk do të përdoret për agjenda politike.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë mbyllur edhe ndeshjet e mbrëmjes në Europa League, të…