Ligji për pagat, sot mblidhen Këshillat e SBAShK-ut, FSShK-së dhe SPK-së
Në takimin e së martës të krerëve të tri sindikatave, SBAShK-ut, FSShK-së dhe Policisë së Kosovës, pas konsultimeve të brendshme, është marrë vendim që punonjësit e këtyre dikastereve ta presin implementimin e Ligjit për pagat,
gjegjësisht marrjen e pagave me ligjin e ri i cili ka hyrë në fuqi më 01. 12. 2019. Të tre Këshillat Drejtues sot (e mërkurë) do të mblidhen dhe do të diskutojnë për situatën aktuale, nëse pagat nuk merren me Ligjin e ri për pagat, se cilat do të jenë veprimet sindikale.
“Lusim palët e interesit që mos të bëjnë presion mediatik në Gjykatën Kushtetuese, njëherësh shfrytëzojmë rastin ta ftojmë gjithë spektrin politik që të gjejë zgjidhje që punëtorët në fund të këtij viti t’i marrin pagat ashtu si është pritur”, është thënë në njoftimin e tri sindikatave.
/Epoka e re/