Ligji për Pagën Minimale sot shkon në Kushtetuese, AAK-ja dorëzon kërkesën
21 korrik 2023
| 08:36
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i drejtohet sot Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin për Pagën Minimale për shkak të mospërfshirjes së veteranëve në këtë ligj.
Në një njoftim drejtuar medieve, AAK-ja ka bërë me dije se shefi i grupit parlamentar, Besnik Tahiri, do ta dorëzojë kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së tij.
“Nesër, e premte, 21 korrik 2023, në ora 10:00, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, z. Besnik Tahiri në Gjykatën Kushtetuese do të dorëzojë kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale”, thuhet në njoftim.
Pas këtij dorëzimi do të ketë konferencë për medie.