Ligji për Qeverinë pritet të përcaktojë edhe kuotën gjinore
Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës vazhdimisht ka qenë dhe mbetet temë debati. Për krijimin e hapësirës dhe për t’i tejkaluar pengesat për pjesëmarrjen e grave në institucione janë krijuar kuota, të cilat janë paraparë edhe në kuadër të kornizave ligjore.
Një kuotë e tillë e përfaqësimit të grave do të parashihet edhe në Ligjin për Qeverinë, i cili është në përgatitje e sipër.
Kryesuesi i Komisionit për hartimin e projektligjit, Besnik Tahiri, që njëherësh është edhe koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se kuota do të ketë, porse ende nuk është vendosur për shkak se projektligji është në diskutim me grupet punuese.
“Ligji për Qeverinë është në proces e sipër të draftimit. Ky ligj parasheh kuotën gjinore, jemi në diskutim e sipër për tri çështjet kryesore, së pari për tavanin e ministrive, numrin e zëvendëskryeministrave dhe ministrave dhe po ashtu për kuotën gjinore. Do të ketë kuotë gjinore, por nuk ka asgjë finale. Ky është vendim i Qeverisë, nuk është vendim i grupit punues. Grupi punues është duke e trajtuar këtë proces, por po, do të ketë kuotë gjinore”, ka thënë Tahiri.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/29848188.html.