Ligji për shfuqizimin e Gjykatës Speciale shkon në Qeveri
22 janar 2018
| 11:36
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka konsideruar çështje procedurale, dërgimin në Qeveri të iniciativës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit , ka thënë se tashmë Qeveria e Kosovës do ta jap versionin e saj pasi kjo nismë u është lënë në dorë ekzekutivit.
“Kemi vepruar në bazë të Rregullores së Kuvendit. Iniciativa e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është dërguar për mendim të Qeverisë. Kjo është e tëra që mund të them. Përndryshe qëndrimet politike i kemi dhe askush nuk pati nevojë të lëshoi mbledhjen”, ka thënë Veseli.