Ligji për sponzorizim do ta rrisë fuqinë financiare të klubeve

06 prill 2018 | 12:10

 

Ligji për sponzorizim do të mundësojë që klubet të gjenerojnë të hyra më shumë, të gjejnë sponsorë më shumë dhe ta rrisin fuqinë e tyre financiare, në mënyrë që këta të fundit të zgjerohen me kapacitete.

Kështu është thënë sot në Mitrovicë, gjatë takimit të përfaqësuesve të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) me përfaqësues komunalë, të klubeve sportive dhe bizneseve të Komunës së Mitrovicës, ku është diskutuar mbi Rregulloren dhe Ligjin për Sponsorizim

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, tha se Ligji për sponsorizim ka qenë i mirëpritur, sidomos nga komuniteti sportiv. Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, potencoi se është i vetëdijshëm për kontributin e secilit në kushtet e vështira të kohës gjatë së kaluarës, por tha se duhet të jenë mirënjohës të gjithë për mbështetjen e fuqishme që tani po japin institucionet shtetërore në këtë drejtim. Ai tha se beson në pjekurinë e përfaqësuesve të sportit dhe të biznesit, se këtë ligj do ta shfrytëzojnë për të mirën e sportistëve, klubeve, federatave dhe ngjashëm.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhija, tha se sporti në Kosovë gradualisht po ngrihet në nivelin e politikës nacionale shtetërore. Sipas tij, shumica e shteteve të rajonit nuk i kanë këto ligje kaq të favorshme sikurse shteti i Kosovës. Haxhija ka kërkuar nga sportistët që këtë mbështetje kaq të madhe nga ana e institucioneve, ta shndërrojnë dhe ta kthejnë në rezultate sa më të mira.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…