Ligjin Kryeqytetit ia bëri Ramush Haradinaj, thotë Isufi duke ia premtuar unazën e jashtme Prishtinës

05 shkurt 2025 | 17:53

“Qytetari i Prishtinës ka shumë argumente për ta votuar numrin 137, për Kosovën Fituese sepse pavarësisht kush ka udhëhequr me Kryeqytetin, ligjin ia bëri kryeministri Haradinaj …”

Kështu u shpreh kandidati për deputet nga AAK, Ahmet Isufi, duke publikuar fotografi nga tubimi i sotëm i Aleancës në Prishtinë.

Isufi vlerëson se me AAK-në në qeverisje do të fitojë edhe kryeqyteti.

“E nëse duam ta realizojmë unazën e jashtme e cila do ta çlirojë nga tollovia e kolonat, nëse duam stadion modern e sallë koncertale e shumë vepra tjera që e përmirësojnë jetën e qytetarit, atëherë adresa është; për Kosovën Fituese, numri137.” – tha Isufi duke lënë të nënkuptohet se këto janë premtimet e AAK-së për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Shkrimi i plotë:

Kryeqyteti ka fituar kur ka qeverisur Aleanca e përsëri do të fitojë.

Një tubim madhështor që tregon energjinë e rritën e Aleancës me koalicionin që po paralajmëron fitoren e 9 shkurtit.

Qytetari i Prishtinës ka shumë argumente për ta votuar numrin 137, për Kosovën Fituese sepse pavarësisht kush ka udhëhequr me Kryeqytetin, ligjin ia bëri kryeministri Haradinaj, Pallatin e Rinisë ia ktheu në pronësi komunës dhe buxhet për t’u zhvilluar i ofroi më shumë se çdo qeveri tjetër.

E nëse duam ta realizojmë unazën e jashtme e cila do ta çlirojë nga tollovia e kolonat, nëse duam stadion modern e sallë koncertale e shumë vepra tjera që e përmirësojnë jetën e qytetarit, atëherë adresa është;
për Kosovën Fituese, numri 1️⃣3️⃣7️⃣.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Driton Lajçi, i…