Ligjin për Pagën Minimale po mendojmë ta dërgojmë në Kushtetuese
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se AAK-ja po mendon që Ligjin për Pagën Minimale ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas tij, AAK-ja i ka të gjitha nënshkrimet dhe nuk ka nevojë për ndihmën e PDK-së dhe LDK-së.
“Po e them për herë të parë që jemi duke menduar seriozisht që Ligjin për Pagën Minimale ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese. Jemi duke punuar, i kemi nënshkrimet, pa ndihmën e PDK-së e LDK-së. Është mashtrim me i thënë dikujt që paga minimale është 264 euro”, tha Tahiri në RTV 21.
Tahiri tha se AAK-ja nuk e ka as në plan ta bëjë koalicionin PAN me Kurtin në rast se do të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Ne nuk e kemi as në plan të bëjmë PAN. AAK-ja është në stadin me të avancuar në organizimin politik që e ka pasur ndonjëherë në Kosovë e diasporë”, tha Tahiri, duke shtuar se “PAN-i është i papërsëritshëm”.