Ligjvënës amerikanë vizitojnë Kievin, premtojnë mbështetje të vazhdueshme

24 korrik 2022 | 14:39

Një delegacion i Kongresit Amerikan është takuar të shtunën në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Ata kanë premtuar mbështetje të vazhdueshme në luftën e këtij vendi kundër Rusisë.

Në përbërje të delegacionit amerikan ishte edhe kryetari i Komisionit të Shërbimeve të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve Adam Smith. Kjo shënon vizitën më të fundit të zhvilluar në Ukrainë nga zyrtarë amerikanë të nivelit të lartë.

“Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë në mbarë botën, kanë qëndruar krah Ukrainës duke ofruar ndihmë ekonomike, ushtarake dhe humanitare. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Presidentin Zelenskyy dhe popullin ukrainas në mënyrën më efektive të mundshme, ndërsa ata vijojnë me qëndresën e tyre të guximshme”, është thënë në një deklaratë të delegacionit amerikan.

Të mërkurën sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se Uashingtoni do të dërgojë katër sisteme të tjera raketash me lëvizshmërisë së lartë në Ukrainë, duke e çuar në 16 totalin e sistemeve të këtij lloji që i janë dërguar Kievit. Po, në deklaratën e ligjvënësve amerikanë nuk përmendej një gjë e tillë.

Ndërkohë në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ligjvënësi Adam Smith, ka thënë se Uashingtoni dhe aleatët e tij ishin gati t’i dorëzonin Kievit sisteme të reja raketash. /VOA/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria kineze është bërë dukshëm më agresive dhe e rrezikshme…