Ligjvënësit amerikanë miratojnë buxhetin që shmang mbylljen e Qeverisë
Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve kanë miratuar një masë financiare e cila do të sigurojë fonde për të shmangur një mbyllje të re qeveritare.
Ky buxhet nuk parasheh edhe paratë që presidenti, Donald Trump, kishte kërkuar për një mur përgjatë kufirit amerikan-meksikan.
Shtëpia e Bardhë ka thënë më 14 shkurt se presidenti Trump synon të nënshkruajë projektligjin, por që menjëherë do të deklarojë një emergjencë kombëtare për ta lejuar atë të shfrytëzojë paratë e ndara për qëllime tjera në mënyrë që të ndërtojë murin në kufirin jugor të Meksikës.
Senati e ka miratuar projektligjin më 14 shkurt me një votim 83 vota pro dhe 16 kundër, ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve pro ligjit votuan 300 ligjvënës dhe kundër 128.
Presidenti Trump në fund të janarit nënshkroi një projekt-ligj të financimit afatshkurtër që përfundon më 15 shkurt për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë, e cila zgjati 35 ditë.
Kjo ishte mbyllja më e gjatë e qQverisë në historinë e ShBA-së.