Ligjvënësit evropianë miratojnë rezolutë kundër ndërhyrjes ruse në Evropë

12 mars 2019 | 19:54

Ligjëvënësit evropianë janë shumë të shqetësuar për lidhjet mes Rusisë dhe partive të ekstremit të djathtë si dhe disa qeverive evropiane siç është rasti i Hungarisë. Kështu thuhet në një rezolutë të miratuar me shumicë votash nga Parlamenti Evropian.

“Parlamenti Evropian kërkon një mekanizëm të gjerë të BE-së që lejon kontrollin e financimit të partive politike dhe masat që duhet ndërmarrë për të shmangur përdorimin e disa partive dhe lëvizjeve për të destabilizuar projektin evropian nga brenda”, thuhet në rezolutë.

Rezoluta gjithashtu shpreh shqetësim për “potencialisht qindra miliarda euro që pastrohen çdo ditë përmes BE-së nga kompanitë ruse dhe individët që kërkojnë të legjitimojnë të ardhurat e korrupsionit”.

Rezoluta e Parlamentit Evropian potencon se Rusia “nuk mund të konsiderohet edhe më tutje partner strategjik” dhe se BE-ja nuk mund të bëj biznes të zakonshëm me Rusinë përderisa Moska nuk i zbaton në tërësi “Marrëveshjet e Minskut” të cilat janë bazë për arritjen e paqes në lindje të Ukrainës, si dhe rivendosjen e integritetit territorial të saj.

Rezoluta e quajtur “Gjendja e raporteve BE-Rusi” nuk është obligativ megjithatë përfaqëson pozicionin e Parlamentit Evropian në raportet me Moskën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të…