Ligjvënësit grekë nuk arrijnë ta zgjedhin presidentin në raundin e parë të votimit
25 janar 2025
| 14:31
Ligjvënësit grekë nuk arritën të zgjidhnin një president të ri në raundin e parë të votimit të shtunën.
Një shumicë prej 200 votash në parlamentin prej 300 vendesh ishte e nevojshme që një nga kandidatët e propozuar nga partitë politike të merrte postin, një rol kryesisht ceremonial.
Votimi i dytë do të bëhet më 31 janar, por pritet gjithashtu të mos jetë përfundimtar, raporton Reuters
Shumica e kërkuar bie në 180 vota pas dy raundeve dhe më pas në 151 vota. Në raundin përfundimtar të votimit kërkohet një shumicë e thjeshtë e të pranishmëve.