Ligue 1 ndryshon nga sezoni 2023-24
02 qershor 2021
| 17:12
Nga sezoni 2023/24, kampionati francez do të kalojë nga 20 në 18 skuadra.
Mëngjesin e së mërkurës është mbledhur kolegji i L1 dhe, pas një debati të gjatë, reduktimi është pranuar, falë votës vendimtare të presidentit të LFP, Vincent Labrune.
Për të realizuar ndryshimin e formatit, në fund të sezonit 2022/23 do të ketë katër rënies në Ligue 2 dhe dy ngjitje në Ligue 1. Lajmi është raportuar nga “L’Equipe”