“Lika Group AG” u del në ndihmë 100 familjeve skamnore në Deçan
23 gusht 2022
| 21:08
Në këto ditë të vështira për të gjithë, ku qytetarët përballen me ngritje të çmimeve dhe me krizë ekonomike, kompania “Lika Group AG” me seli në Zvicër, ka shprehur vullnetin e mirë që t’i dalë në ndihmë 100 familjeve skamnore në komunën e Deçanit.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
“Falënderues dhe mirënjohës nga zemra për këtë akt kaq bujar!”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.