Likaj: 1 500 mësimdhënës do të testohen për koronavirus

08 shtator 2020 | 11:36

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari kanë vizituar sot Gjimnazin “Naim Frashëri” në Shtime.

Me këtë rast, ministri Likaj ka bërë me dije se 1 500 mësimdhënës ose 6.5% e tyre do të testohen për koronavirus.

Sipas tij, përzgjedhja do të bëhet në mënyrë rastësore.

Likaj ka deklaruar se janë gati për fillimi e vitit të ri shkollor, ndonëse janë në pritje të rekomandimeve të institucioneve për fillimin ose jo të mësimit me 14 shtator.

“Këto vizita realizohen pa paralajmërim që të shohim gatishmërinë për fillimin e vitit të ri shkollor sipas udhëzimeve të MASH-it. Thënë të drejtën jemi të kënaqur me përgatitjet që janë bërë. Ne jemi të përgatitur, presim rekomandimin për fillimin e vitit të ri shkollor nga institucionet përgjegjësi”, ka thënë Likaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Shtrembërim i së vërtetës përmes…