Likaj: Emocion i veçantë të shohësh nxënësit përsëri në bankat shkollore
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka thënë se është emocion i veçantë të shohësh më të vegjëlit tanë të ulur përsëri në bankat shkollore.
Ai ka vizituar sot shkollën “Iliria” dhe shkollën së Gjelbër në Prishtinë.
“Pashë se shkollat janë përgatitur sipas udhëzimeve për të filluar procesin mësimor në kushte pandemie, ndërsa nxënësit u shprehën të lumtur që janë takuar me shokët, shoqet e mësuesit. Ministria e Arsimit, bashkë me institucionet e tjera relevante, do të jetë gjithmonë afër institucioneve shkollore për ta menaxhuar sa më mirë procesin mësimor, por bashkëpunimi i të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, është i një rëndësie të veçantë”.
“Maska, distanca dhe higjiena, janë tri rregullat themelore që na ndihmojnë të mbajmë hapur shkollat dhe fëmijët tanë të arsimohen dhe edukohen në shkollë! Urime viti i ri shkollor 2020/2021! Shëndet e suksese!”, ka shkruar Likaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
(F.D / Epoka e re)