Lilaj, futbollisti i vitit 2017
Sabien Lilaj është shpallur futbollisti i vitit 2017. Mesfushori korçar është vlerësuar për paraqitjet e tij të shkëlqyera me Skënderbeun në Evropa Liga dhe kampionat.
Çmimin mesfushori që tani është pjesë e kombëtares e mori në mbrëmjen e përvitshme të fundvitit që Federata e Futbollit organizon çdo vit. Një ceremoni që kishte mbledhur futbolliste, trajnerë, ish-sportiste, gazetarë dhe shumë të ftuar të tjerë special. Federata vlerësoi me titullin arbitri më i mirë i vitit Juxhin Xhajën.
Një vlerësim mori dhe Federata e Kosovës për të parën paraqitje të saj në një fushate eliminatore. Çmimin e tërhiqi presidenti Fadil Vokrri. Vlerësime dhe mirënjohje morën edhe emra legjende të futbollit, si Bedri Omuri, Astrit Ziu, Sabri Peqini, Luigj Bytyqi, Uran Xhafa, Ramadan Shehu, Artan Bano, Avenir Dani, Arben Arbëri, Besnik Dyla. (Top Channel)