Lillard realizon 60 pikë në fitoren e Portlandit, humbasin Denveri dhe Brooklynin

26 janar 2023 | 11:53

Milwaukee korr fitoren e dytë radhazi dhe tregon forcën ndaj Denverin, duke fituar me rezultat 107-99. Për miqtë mungoi Nikola Jokiq, ndërkohë që Antetokounmpo realizoi 33 pikë e 14 rebound për Bucks, që ngjiten në vendin e tretë në Lindje. Humbet edhe Memphisi, që u mund me rezultat 122-120 nga kampionët e Golden State. Për Warriors u dallua Stephen Curry me 34 pikë.

Lakersat rikthehen te fitorja, duke mundur me rezultat 113-104 San Antonio. LeBron James realizoi 20 pikë e 11 asistim, ndërkohë që u rikthye nga dëmtimi Davis, që e nisi ndeshjen nga stoli (21 pikë e 12 rebound). Philadelphia, falë 27 pikëve të Maxey dhe 26 pikëve e 10 rebound të Embiid mundi me rezultat 137-133 Brooklyn (Irving 30 pikë), dy ekipe që janë në zonën “play-off” në Lindje.

Në takimet e tjera luajtura, Portlandi mundi me rezultat 134-124 Utah Jazz, ndeshje ku shkëlqeu Damian Lillard, autor i 60 pikëve, në një ndeshje të jashtëzakonshme. Fiton edhe Orlando, që mundi me rezultat 126-120 Indiana (Banchero 23 pikë), ndërsa Toronto fitoi me rezultat 113-95 në shtëpinë e Sacramentos (Siakam 26 pikë e 11 rebound).

Rezultatet

Orlando – Indiana                     126-120
Philadelphia – Brooklyn           137-133
Houston – Washington             103-108
Milwaukee – Denver                  107-99
New Orleans – Minnesota        102-111

Oklahoma – Atlanta                   132-137
Golden State – Memphis          122-120
Portland – Utah Jazz                 134-124
Sacramento – Toronto              95-113
Lakers – San Antonio               113-104

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dragisha Mijaçiq, i cili është koordinator i grupit punues të…