Lillard: U shpërndan gjysmë milion dollarë punonjësve të klubit

19 dhjetor 2024 | 12:54

Basketbollistët e Milwaukee Bucks fituan Kupën e NBA-së dhe secili lojtar mori bonus 514,971 dollarë për çmimin. Dhe ndërsa kjo shifër do të thotë shumë për lojtarët individualë si Stanley Umude, Liam Robbins dhe Ryan Rollins sepse ata kanë një pagë vjetore prej më pak se 600,000 dollarë, për yjet më të mëdhenj të ekipit është vetëm një “pikë në oqean”.

Kjo është arsyeja pse Damian Lillard, lojtari më i paguar i skuadrës së bashku me Giannis Antetokounmpo, vendosi të mos e marrë çmimin, por t’ua shpërndajë atë punonjësve të klubit. Lillard, i cili fiton çdo vit 48,787,676 dollarë, ka thënë se do të dhurojë gjysmë milioni dollarë për asistentët në ekipin profesional, stafin, higjienistët, kontabilistët dhe punonjësit e tjerë të klubit.

“Kam një kohë të gjatë që merrem me këtë sport. Nuk dua të marr çmimin dhe ta shpenzoj si i çmendur. Lekët do t’ua jap punonjësve të klubit, njerëzve që punojnë çdo ditë me ne gjithë ditën”, ka thënë 34-vjeçari Lillard pas ndeshjes, i cili është në finalet e Kupës së NBA-së, shënoi 23 pikë në fitoren 97-81 ndaj Oklahoma City.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…