Lille refuzon ofertën e Unitedit për Pepen
24 korrik 2019
| 13:47
Presidenti i skuadrës franceze Lille, Gerard Lopez ka refuzuar një ofertë të “çmendur”për kartonin e sulmuesit anësor, Nikolas Pepe.
Manchester United ka ofruar një çek prej 80 milionë eurosh për shërbimet e 24-vjeçarit, por edhe kjo shumë marramendëse nuk ka mjaftuar. Mediet franceze raportojnë se Lopez pretendon të përfitojë një shumë akoma më të lartë nga shitja e lojtarit nga Bregu i Fildishtë.
Pepe ishte një ndër lojtarët më të mirë në Francë gjatë vitit të kaluar, ku mbylli sezonin me 23 gola dhe 11 asistime. Për shërbimet e Pepe ishte i interesuar dhe Bayern, por kërkesat e larta të klubit francez bënë që kampionët e Gjermanisë të dilnin nga gara. Fati i mëngjarashit do të mësohet në ditët në vijim.