Limaj: 17% e territorit të Kosovës është jashtë kontrollit shtetëror e institucional

16 nëntor 2022 | 21:54

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se sot shqetësimi kryesor për institucionet e Kosovës duhet të jetë siguria në vend.

”Fatkeqësisht kemi kaluar nga një dialog politik dhe teknik si do që ta quaj të negocimit të gjetjes së zgjidhjeve,  në një ekstrem tjetër ku shqetësimi kryesor duhet të jetë siguria në vend”, tha Limaj në Rubikon të Klan Kosovës.

Duke folur për largimin e serbëve lokal nga institucionet, Limaj tha se me mijëra qytetarë që jetojnë në komunat në veri të vendit sot janë pa asnjë mbrojtje nga shteti.

”Sot rreth 17% e territorit të Kosovës është jashtë kontrollit institucional, ligjor, shtetëror. Qytetarët e Kosovës sot në atë 17% të territorit praktikisht janë pa asnjë mbrojtje ligjore e që duhet të jetë shqetësimi ynë kryesor. Sot një qytetar i vendit tonë në ato komuna ku janë larguar policia, e gjykata e prokuroria, e institucionet tjera praktikisht ata njerëz janë të pambrojtur, pa të drejtën elementare në siguri dhe mbrojtje nga shteti dhe si rezultat i këtyre vendimeve politike ka ardhur në një situatë të çështjes së sigurisë dhe këtë e kam pritur që duhet të jetë shqetësimi ynë kryesor në radhë të parë i institucioneve, pastaj edhe i neve të gjithëve të opinionit publik”, tha Limaj.

Tutje Limaj tha se si rezultat i largimit të serbëve nga institucionet, komunat në veri janë shndërruar në një oazë të krimit.

”Atje praktikisht është kthyer në një oazë ku i mundësohet krimit, bandave të ndryshme të cilat mund të veprojnë e punojnë pa asnjë pengesë dhe ekspozimi i rrezikut për qytetarët në një shtet serioz siç po mëtojmë të jemi si Kosovë duhet të jetë një nga shqetësimet kryesore të këtij vendi, jeta, prona, familja, funksionimi minimal i jetës së qytetarëve atje”, tha Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo, i cili po përgatitet për eventin e madh…