Limaj: 181 milionë veç me aeroport ia dhamë shtetit, këta nuk bën një urë në Badovc – Tre të rinjë humben jetën
Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në “Pressing” të T7, të enjten ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për mungesë të investimeve.
Ai ka deklaruar se slogani “Kosova është shkatërruar për 20 vjet”, është ruso-serb, duke thënë se për 20 vjet është ndërtuar shteti i cili s’ka ekzistuar fare.
Shpërthen Limaj: 181 milionë veç me aeroport ia dhamë shtetit, këta nuk bën asnjë Urë – Tre të rinjë humben jetën në Badovc
Ka përmendur kontratën me Aeroportin ku tha se Kosova ka përfituar 181 milionë euro.
Ndërkaq, për Qeverinë Kurti tha se nuk ishin në gjendje që ta bëjnë as urën e Badovcit.
“Nëpër gjitha studiot, zëdhënësit e VV-së, ata që duan me shpif e nuk i gëzohen suksesit të këtij vendi. Ata që 20 vjet kanë thënë u shkatërru shteti, që është slogan ruso-serb, sepse vetëm Serbia e Rusia thonë. Ky vend që nuk ka qenë hiç, që është maru e u bë shtet”.
“2008 kur unë e kam marrë ministrinë, 12 milionë euro i kam dhënë prej buxhetit minsitrisë me i dhënë rrogat dhe operimin e aeroportit. Kur është bërë marrëveshja e është marrë më koncesion, aktualisht deri sot buxhetit i kanë shku 181 milionë euro i kanë shku buxhet nga operatori. 100 milionë ka qenë investimi direkt i ndërtesës. Këta kanë thënë e kanë shit, pas 8 vjete aeroporti i kthehet Kosovës”.
“Këta që flasin për projekte, një urë nuk kanë mundur me bë në Badovc. Tre të rinj kanë vdekur këto ditë”, ka thënë Limaj. Express