Limaj: 2024 të jetë vit i unitetit dhe fitoreve
01 janar 2024
| 12:19
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar se viti që lamë pas ishte vit me plot sfida për shtetin, andaj, ai ka uruar që viti 2024 të jetë vit viti i unitetit dhe fitoreve.
“Në veçanti uroj familjet e dëshmorëve, martirëve, invalidëve dhe bashkëluftëtarëve, që falë sakrificës së tyre sublime sot gëzojmë në liri e shtet, derisa festat e gëzimet nuk janë të njejta pa Çlirimtarët që po mbahen padrejtësishtë në Hagë. Gëzuar 2024, qoftë vit i mbarë për Kosovën dhe shqiptarët!”, ka shkruar Limaj në rrjetet sociale.