Limaj: 24 marsi i ’99-s shënon një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë

24 mars 2020 | 11:03

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se 24 marsi i vitit 1999 shënon një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë.

“Fillimin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe, duke i dhënë fund kështu dhunës, masakrave dhe spastrimit etnik që po bëhej mbi qytetarët e Kosovës nga ana e forcave serbe”.

“Në këtë përvjetor shprehim mirënjohjen tonë për miqtë tanë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mundësuan ndërhyrjen e NATO-s për t’i dhënë fund gjenocidit serb mbi qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se qytetarët e Kosovës do t’i jenë përjetë mirënjohës gjithë atyre që i dolën në krah luftës së drejtë të UÇK-së dhe qytetarëve tanë në momentet më të vështira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mbajtur sot një…